Plas skandali, zv/ministri i brendshëm shqiptar paguan 20 mijë euro për një natë qëndrimi në hotel
Një skandal ka shpërthyer në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Fatura e qëndrimit në hotelin me 5 yje nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, kjo për një natë në suitën presidenciale të hotelit ”CVK Park Bosphorus Hotel” në Stamboll, shkon në 20 mijë euro.
Këtë gjë e fakton edhe video që ka bërë vetë z. Bushi brenda ambienteve të suitës presidenciale, e cila ka një hapësirë 850 metra. Te kjo video shihet qartë se zv.ministri është duke filmuar ambientet e brendshme të suitës luksoze.
Në një tjetër moment në video shihet edhe djali i zv.ministrit, Qerim Bushi, nën shoqërinë e dy vajzave. Nga një kërkim i thjeshtë në Booking na rezultoi se nata në suitën presidenciale është 20 mijë euro.
Marrë nga /Ora News/
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

