Plas te fakulteti ekonomik, mbi 200 studentë bashkohen me kolegët
Po rritet protesta e studentëve. Prej 4 ditësh, studentët e fakulteteve kryesore në Tiranë vijojnë ngujimin në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.
Një pjesë e studenteve kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 48 orë në
fakultete, pasi dyert kanë qenë të mbyllura. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se mbrëmjen e sotme në fakultetin e Ekonomikut mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve të tjerë të cilët vijonin ngujimin në ambientet e brendshme të këtij institucioni.
Ndonëse dera kryesore e fakultetit ishte e mbyllur me dryn, punonjësit e sigurisë
dhe policia e shtetit e gjendur para një numri të madh studentësh kanë vendosur
të hapin portën dhe të lejojnë studentët të futen brenda.
Studentët pjesëmarrës edhe nga fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës
pritet të bëjnë një mbledhje për të vendosur se çfarë do të bëhet me protestën e
tyre në ditët në vijim.
Pritet edhe qindra studentë të tjerë të vijnë për tu bashkuar me studentët e ngujuar brenda në fakultet.
KOHA JONË SONDAZH

