Plas te Komisioni i Edukimit! Deputetja e PD-së i heq me forcë mikrofonin ministres
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur ashpër me ministres e Kulturës Elva Magariti në Komisionin Parlamentar të Edukimit.
Ina Zhupa ka kërkuar të mos i jepej fjala Ministres Margariti, duke përplasur edhe dorën mbi tavolinë, ndërsa tha se marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10-vjeçar është sekret.
Zhupa iu drejtua më pas Ministres duke i thënë se kërkon ta japë Butrintin si mall, sikurse bëri me Teatrin.
Por Zhupa më pas është afruar drejt ministres duke i hequr me forcë mikrofonin.
Pjesë nga debati:
Zhupa: Nuk vazhdon… (përplas dorën në tavolinë)
Margariti: Pas një prezantimi dhe patosi kinematografik, Butrinti nuk është personal as i imi as i joti, jemi këtu për këtë projektligj dhe deri më sot kalon akoma në të gjithë elementet e padijes. Jemi këtu për të informuar, shtuar elementet e dijes ku mungojnë….
Zhupa: Nuk vazhdon… (Ngrihet dhe i heq me forcë mikrofonin)
Maragriti: Të pëlqen s’të pëlqen do më dëgjosh deri në fund…
Zhupa: Turp!
Maragrititi: Ti je fytyra e turpit në këtë komision, antinjeriu dhe antifemra.
Zhupa: Turp, të të vijë zor nga vetja!
Maragriti: Butrinti do i mbesë shtetit dhe do menaxhohet nga një fondacion i posaçëm.