Plas te Komisioni i Ekonomisë! Debate të ashpra mes Erion Braçes dhe Edmond Spahos

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohet paketa Fiskale u shoqërua me debate të ashpra mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe demokratit Edmond Spaho.

Ndërhyrja e vazhdueshme e deputetit të PD-së, Spahos gjatë fjalës së ish-zëvendëskryeministrit, teksa ai po ngrite disa pyetje mbi paketën fiskale, e acaroi Braçen i cili fiku mikrofonin duke refuzuar vijimin e debatit.

Pjesë nga debati

Swiss Digital Desktop Reklama

Erion Braçe: Më vjen turp që në këtë Kuvend sa kohë kam, i vetmi diskutim që bëhet, shtyhet deri në një farë vendi dhe tërhiqet është birra. Turpërohen deputetët në sallën e Kuvendit sa herë u duhet të ulin kokën dhe të ngrejnë dorën që të mbajmë në fuqi ata përjashtim që kemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meqënëse e kam parë në listën e FMN-së të hiqet ai përjashtim atje. (Ndërhyn Spaho)

A ka mundësi ta mbaroj. Ti fole unë nuk të ndërhyra? Ti fole, ç’a ke tani? Po mirë po ç’a duhet të bëj? Ta qep? Ta mbyll? Po mirë po e mbyll atëherë!

Eduart Shalsi: Një sekond, një sekond o zoti Spaho!

Edmond Spaho: Ne e dimë arsyen e vërtetë. Ndjesë!

Eduart Shalsi: Ça vlere ka kjo ndjesa që ndërpret gjithmonë. Merr mikrofonin dhe do flasësh sa të duash. Ç’është ky zakon tani?

Po e përcakton ti tani, ke nevojë ta pyesësh s’ke nevojë të pyesësh. Këto ndërhyrje nuk i vlejnë fare as qëllimit të pyetjes as dëshirës për të kuptuar mirë ca gjëra të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?