Plas tensioni në Maqedoni, 70 të armatosur përleshje me policinë(Video)
Një përleshje e fuqishme të shtënash me armë mes forcave policore të Maqedonisë dhe një grupi të armatosur ka krijuar një situatë mjaft të tensionuar në lagjen e njohur të “Trimave” në Kumanovë, zonë e banuar kryesisht me shqiptare. Përleshja e ashpër ka ndodhur rreth 05:00 të mëngjesit të së shtunës, ku dyshohet se janë rreth 70 persona të cilët kanë qëlluar me armë. Analistet vendas hedhin tezat e tyre se kjo ngjarje behet per te hequr vemendjen me ate se cfare ndodh ne politiken e tensuar, pas bombave te pergjimeve nga lideri i opozites Zoran Zaev.
Në operacionin për të neutralizuar grupin e armatosur, janë përfshirë edhe helikopterë ushtarak dhe të policisë, ndërsa në disa shtëpi shihet edhe tymi dhe krisma të fuqishme, të cilat dëgjohen në video amatore të sjelle nga portalet vendase.
Lagjja e njohur e “Trimave” në Kumanovë është blinduar nga forcat policore që nuk lejojnë lëvizjen në drejtim të kësaj lagjeje, ndërsa pavarësisht dyshimeve të banorëve për të plagosur, nga spitali i Kumanovës ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar