Platforma e Berishës: Hapje e madhe, kreu i partisë jo doemos bëhet Kryeministër

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar disa detaje nga platforma e tij për rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet. Para demokratëve të Korçës, Berisha tha se duhet të rikthehet demokracia brenda partisë dhe të ketë një hapje të madhe.

”Duhet hapje e madhe. Duhet të përthithim forcat, intelektualët, ekspertët më të mirë. Në mënyrë që të kemi qeverisjen më të mirë. As këto nuk mjaftojmë. Themeli është demokracia në parti dhe e drejta e votës”.

Berisha përsëriti edhe se kryeministër nuk do të jetë domosdoshmërisht kreu i partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Mua nëse më zgjidhni ju, unë duhet të vij tek ju dhe unë nëse nuk vij ju do më hiqni. Nuk do të jetë kusht që dhe kryetari i partisë të jetë dhe kryeministër. Edhe për kryeministër, pas fitoreve të zgjedhjeve do të vendosni ju. Vendimet do të jenë kolegjiale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?