Platforma për bashkimin e PD ka votat e 32 deputetëve? Luan Baçi: Alibeaj gënjen
Të shtunën, kreu i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj prezantoi në një konferencë për mediat, platformën për bashkimin e PD-së, për të cilën tha se ka bekimin e 32 deputetëve. Por sot anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi thotë se Alibeaj nuk ka mbledhur asnjë firmë të deputetëve, dhe se vetëm ka biseduar në parim me grupin parlamentar. Baçi sjell shembullin e deputetes, Ilda Dhori, ku thotë që Alibeaj ia ka lexuar emrin sikur ka firmosur platformën e bashkimit, por sipas tij nuk është e vërtetë.
“Një platformë e Alibeajt, jo e grupit të deputetëve. Nuk është asgjë e vërtetë. Alibeaj ka bërë biseda në parim me deputet duke mos u sqaruar pikat e plota të platformës. Një ditë më vonë unë kam qenë me deputeten Ilda Dhori në një proces takimi ku bëhemi gati për zgjedhjet kreut të degës.
Emri i Ilda Dhorit është lexuar nga Aliabj si firmëtare, por nuk është e vërtetë se Dhoria tha që “nuk e kam firmosur pasi në parim jam dakordësuar për një platformë bashkimi, por jo për pikat që janë aty”.
Një nga pikat aty është ndalimi i procesit zgjedhor në fakt Dhori është pjesë e procesit zgjedhor, organizatore e procesit zgjedhor në Divjakë.
E solla si shembull për të parë falsitetin e Alibeajt apo deputetëve që merren me këto lloj platformash që nuk janë aspak bashkuese, përçarëse për bazën e PD dhe e sigurt që nuk do e realizojnë dot përçarjen”.