Plazhi i Tales destinacioni i kësaj vere, Frrokaj: Ejani dhe s’do zhgënjeheni
Bregdeti i Tales në Lezhë është një nga destinacionet më të preferuaëra të këtij sezoni veror.
Hapësira e palimituar publike, pastërtia, shërbimet dhe qetësia janë disa prej arsyeve pse pushuesit po i drejtohen këtij plazhi gjithnjë e më tëpër.
Sipas pushuesve përzgjedhja e këtij plazhi është përzgjedhja ideale për qetësinë që të ofron dhe çmimet e arsyeshme.
Kreu në detyre i Komunes Shënkoll, Fran Frrokaj, që tashmë do të drejtojë Bashkinë e Lezhës, fton pushuesit të vizitojnë plazhin e Tales.
Fran Frrokaj: “ Plazhi i Tales çdo vit e më tepër po mer një formë bashkëkohore. Dihet tashmë që pushuesit janë nga Kosova, Mirdita, Kurbini, por përherë e më shumë po vijnë edhe pushues nga Tirana, nga Lezha po e po. I ftoj të gjithë ata që duan të kalojnë një ditë të këndshme ta provojnë dhe i garantoj se nuk do të zhgënjehen nga shërbimet, mikpritja dhe infrastruktura që do të gjejnë në plazhin e Tales”
Mbajtja larg e ndërtimeve pa kriter në këtë zone, shërbimet në rritje që ka afruar njesia vendore dhe çmimet tejet të favorshme po rrisin gjithnjë e më shumë interesimin e pushuesve për bregdetin e Tales.