“Plehrat”, Bare: Në Shqipëri do vijnë letër, plastikë e mbetje druri

Debati për menaxhimin e integruar të mbetjeve ka përplasur në “Arena” me Dritan Hilën mbështetësit dhe kundërshtarët e këtij ligji.

Me argumenta pro, deputeti i PS Bensik Bare ka mbrojtur ligjin, duke thënë se duhet bërë dallimi mes mbetjeve dhe lëndës së parë. Bare tha se në Shqipëri do të vijnë mbetje si letra, druri apo plastika.

Përfaqësuesit e AKIP deklaruan se ndihen të tradhëtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati ne Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama

Balteza: Në Shqipëri ka falimentuar një fabrikë letre që është ndërtuar në Elbsan 5 vjet më parë që ishte marrë nga Gjemrani që ishte marrë  me 18 ton letër në ditë. Ishin dy arsyet: E para ishte 18 ton në diitë dhe kjo nuk mbulonte kostot e ndërmarrjes dhe e dyta ishte se u mbyll importi dhe e pësuan 60 punmëtorë, e pësoi edhe investitori që futi 4 mln euro.

Bare: ka një keqkuptim sepse lënda e parë që shkon në fabrikën e ricikluesve quhet plehrë. Nuk e quajnë një lëndë të parë. Biseda duhet të fillojë nga një bazë fillestare.

Bëhet fjalë që në Shqipëri të vijë karton, që do të përdoret për arkat, do të vijë plastikë, nesër pasnesër mund të vijë qelq, bëhet fjalë të vijë zing, alumin dhe mbetje dururi.

Matlia: Ligji nuk ka përcaktuar asgjë se kush janë mbetjet

Balteza: Janë përcaktuar 4

Matlia: Këto janë për momentin, por sa do vijnë

Bare: Por ky është vullneti i qeverisë

Tepelena: Kjo është një kleçkë që vetëm një mendje që është e sofistikuar mund ta ketë bërë. Tek neni 48/1 thuhet se aty ku nuk mund të përdoren lëndet e parinovueshme që janë nafta, gazi etj për të plotësuar kapacitetet e tyre do të përdoren mbetjet.

Bare: Absolutisht jo

Tepelena: E thotë ligji

Bare: Më parë thuhej që kufizohesh importimi i mbetjeve për gjellime asgjesimi

Matlia: Është gabim, neni që ju keni shfuqizuar thotë: Kufizohet ose ndalohet importi I mbetjeve që janë të destinuar për incenerim kur ky operacion konsiderohet rikuperim kur vihen në rrezik impiantet ose situata të tjera.

Balteza: Në Shqipëri  sot ka rreth 6 mijë ton në muaj letër mbeturinë sipas studimeve. Deri në 2013 gjithcka ishte e lejuar, 28 pika dhe zotërinjtë e Shoqërisë Civile kanë qenë present kur është miratuar ligji. Janë bërë tre konsulta dhe më shumë kemi bërë konsulta sesa shoqëria civile.

Hila: Ndiheni të tradhëtuar?

Tepelena: Absolutisht po. Ne kemi qenë krah Bares për të mbledhur ato firmat në 2013. Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë, por kam votuar për të majtën për shkak të atij premtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?