Plehrat – Halimi: Qeveria po gënjen për importin
Sapo ka nisur punimet Kuvendi i Shqipërisë ku në pikën e parë të rendit të ditës është përfshirë kërkesa e opozitës për mbajtjen e një referendumi për importin e plehrave në vend.
Në emër të grupit parlamentar demokrat, deputeti Eduard Halimi deklaroi se i përket popullit që të vendosë nëse duhet të importohen ose jo plehrat në vend. Sipas halimit, e drejta e referendumit është ushtrimi i një demokracie direkte në vend.
Lidhur me ligjin e miratuar nga Kuvendi dy javë më parë, halimi theksoi se qeveria po gënjen sa i përket çështjes së importit. “Kjo që ju bëni është një hipokrizi dhe një marrëzi që po i bëni qytetarëve. Ndaj jepjani fjalën qytetarëve të flasin”- tha Halimi.
KOHA JONË SONDAZH

