“Plehrat”, ish-socialisti: Vetëm në Shqipëri referendumet varen nga humoret e Kryeministrit të radhës

Përfaqësuesi më i ri i Partisë Agrare Ambientaliste, ish-deputeti i PS-së Marko Bello akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktarin e cenimit të së drejtës kushtetuese për zhvillimin e një referendumi popullor në Shjqipëri lidhur me nismën të shumë debatuar atë të importit të plehrave në vend.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa referon zhvillimet politike në disa prej vendeve që e ushtruan të drejtën e mbajtjes së referendumit, Bello thekson se vetëm në Shqipëri mbajtja e referendumeve varet nga humori i kryeministrit.

Komenti i plotë i Marko Bellos

Swiss Digital Desktop Reklama

Referendumi në Hungari lidhur me problemin e refugjatëve dështoi për mungesë kuorumi, ndonëse mbi 90% votuan kundër pranimit të tyre, ashtu sikurse kërkon Bashkimi Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kolumbi, referendumi për një paqe midis Qeverisë dhe forcave rebele të FARK nuk u përkrah nga popullsia, e cila nëpërmjet votës kundër kërkon ndëshkimin e atyre që luftuan kundër ligjit dhe rendit.

Në vendin model të demokracisë direkte – Zvicra, me referendum populli pranoi kufizime të së drejtës së privatësisë, në favor të forcimit të masave të sigurisë.

Ndërsa në Shqipëri, qytetarët ende luftojnë për një të drejtë që e kanë vetëm në letër – referendumin, ndërsa për ta ushtruar këtë të drejtë, ata varen nga humori i kryeministrit të radhës…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?