Plehrat- Kuvendi voton sot kërkesën e PD-së për referendumin kundër ligjit
Konferenca e Kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare ka marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një referendumi popullor lidhur me çështjen e importit ose jo të plehrave në vend.
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se kërkesa e demokratëve do të jetë e para që hidhet në votim në seancë plenare.
Kërkesa e opozitës për referendum u depozitua një javë më parë në Kuvend.
Ndërkaq, në seancën e sotme Kuvendi do të votojë edhe për 6 ligjet kuadër të reformës në drejtësi dhe që do të bëjnë të mundur zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në 22 korrik.
KOHA JONË SONDAZH

