Pl@gosi të dashurin e gruas, Erjon Goxhara dorëzohet në Polici

Efektivi Erjon Goxhara ka shkuar vetë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, i cili plagosi Lorenc Kostën dy ditë me parë, pasi dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me këtë të fundit. ”Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”,-njofton polica.

SHKARKO APP