Plumba në zyrën e PD, reagon Rama, por sulmon Metën

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje më plagosjen e ndodhur gjatë orëve të pasdites në Kavajës, ku një simpatizant i PD u qëllua me armë zjarri brenda zyrave nga tre persona që tashmë janë në kërkim.

Por edhe në këtë ngjarje, edhe pse ka kërkuar që të mos politizohet, Rama ka sulmuar sërish Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!

SHKARKO APP