Po bien kambanat e orëve dhe Rama po mbjell palma

 

Ikja apo eksodi nuk është një fenomen i ri shqiptar, sepse ai ka filluar që në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Dhe kështu vijoi. Ikje…ikje… nga gjendja e brendshme. Ikja e parë ishte nga ardhja e turqëve…ikjet e tjera kanë qënë si pasojë e qeverisjeve shqiptare: në vitin 1914, në vitin 1924; në vitin 1944; në vitin 1990; në vitin 1991; në vitin 1997; dhe ja, më në fund, serish ikje sot e gjithë ditën, në vitin 2015. Dhe sigurisht që kanë të drejtë këta të sotmit, ashtu siç kanë pasur të drejtë edhe ata të djeshmit e të pardjeshmit: nga një gjendje e rëndë ku të rrezikohet ekzistenca duhet ikur.

Swiss Digital Desktop Reklama

A iu rrezikohet ekzistenca shqiptarëvë sot? Sigurisht që po. Këta që po ikin ndoshta kanë intuitën e njërëzve të parë që parandiejnë shtrëngatën. Ky është një fenomen i njohur që e njeh psikologjia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreziku ka “ultratinguj” që paralajmëron ata që kanë aftësinë t’i dëgjojnë. Jam i bindur kur them se janë dëgjuar ultatingujt paraljmëruesë, prandaj po ikin shqiptarët. Sepse gjendja ekonomike është e rëndë.

Zhgënjimi është i madh, dhe pritja nuk mund të vazhdojë. Njerëzit duan punë dhe punë s’ka. Me se të jetojnë? Po e nesërmja? Kush u ka dhënë një shpresë? Asgjë: qeveria nuk ka asnjë projekt për përmirësimin e gjendjes, kurse ata që e kundërshtojnë flasin përçart në Parlamënt. Atëhetë kujt do t’i drejtohen njërëzit? Vërtet mendoni se shqiptarët janë kaq të cekët sot sa të mendojne se gjendja e tyre që po shkon drejt mjerimit do të përmirësohet me ane të “kutivë të votimnit”?

Po bien kambanat e orëve dhe qeveria po mbjell palma…por paraja po zhduket nga tregu dhe shpresa europiane kërkon moralitet në qverisje.

Ja, ky është ngërçi, që e dinë të gjithë shqiptarët: ata janë qeverisur e po qeverisen me korrupsion, prandaj nuk kanë asnjë shpresë shpetimi.

Kush nuk e kupton se nuk ka më kohë për të humbur, e ka ngrënë kohën e vet. Ata që vjedhin dhe që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, po vijojnë të hapin një gropë ku do të bien të gjithë brenda – edhe vjedhësit edhe të vjedhurit. Nëse këta pushtetarë janë të vegjël nga mendja, të paktën të shohin historinë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?