“Po dëmtojnë biznesin”, Basha rrëfen planin për korsitë e biçikletave: Do t’i rishikojmë

Korsitë e biçikletave janë një nga refrenet e përdorura nga kryebashkiku i Tiranës Erion Veliaj, por Lulzim Basha u shpreh në “Log.” se ato janë kthyer në problem kryesor për biznesin dhe nëse do të vijë në pushtet  do t’i rishikojë.

Korsi kemi, biçikleta jo, në fakt është bërë një problem shumë i madh, në radhë të parë për parkimin e automjeteve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishme për bizneset. “Myslym Shyri”, “Rruga e Durrësit” kudo ku ka biznese, është ankesa numër një, janë kthyer në korsi bosh, se nuk ka çiklistë, ose ka shumë pak dhe dëmtojnë shumë biznesin e vogël.

Një nga angazhimet tona është që ta rishikojmë këtë vendosje pa kritere të rrugëve të biçikletave dhe të rishikojmë si ti mundësojmë përsëri sipërmarrjes që të mos u këputen  gjunjët pas taksave të larta edhe çmimeve të lartë edhe nga mungesa e qytetarëve për shkak të mungesës së parkimit.

Ma thonë kudo, 25 prilli është në radhë të parë për të vendosur ndryshim në nivel qendror më pas për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria në nivel vendor” tha Basha.

Fotoja në timon e Lulzim Bashës disa javë më parë shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ndërsa nuk munguan sulmet edhe nga rivalët politikë. Zv/ kryeministri Erion Braçe e akuzoi se ditën që postoi foton duke i dhënë makinës patenta i kishte skaduar dhe vetëm disa ditë më pas aplikoi për rinovimin.

Gjatë emisionit “Log.” në ABC, Basha iu përgjigj Braçes, ndërsa zbuloi se patentën e kishte marrë për herë të parë kur ishte 17-vjeç, në 1991. “Kur doli fotografia, më thanë se unë nuk e ndjek, që kishte një lumë entuziazmi të drejtuesve të lartë të kundërshtarit politik që kishin zbuluar se kishte skaduar leja e drejtimit, në fakt dua ti falënderoj se më këtë rast e rinovova lejen e drejtimit. Patentën e kam marrë 17 -vjeç, në 1991” tha Basha.

Por a dëgjon muzikë gjatë udhëtimit në makinë? “Në përgjegjësi po” iu përgjigj lideri demokrat Endri Xhafos, që e “thumboi” duke i thënë; Edi Rama e ka tani Dua Lipën? “A tani e ka zbuluar?” u përgjigj Basha duke qeshur. Por cfarë muzike dëgjon Basha? “Pop, rock, sigurisht muzikë shqiptare. Shumicën e rasteve, jo vetëm në fushatë por edhe gjatë aktivitetit jashtë fushate udhëtimi në makinë është kohë që harxhohet me mesazhe dhe telefonata” tha ai.

SHKARKO APP