Po e përdor Parlamentin për betejën me drejtësinë? Berisha: Do përdoren të gjitha format e qëndresës

Seanca në Kuvend u mbyll me dhunë fizike dhe kaos. Sali Berisha u pyet nëse po e përdor Parlamentin dhe deputetët që e mbështesin për betejën e tij me drejtësinë, e cila e la në masë sigurie “detyrim paraqitje” për aferën e ish-kompleksit Partizani. Por përgjigje për këtë pyetje nuk dha.

“Po mbrojmë kushtetutën që është jetike. Të mbrohet kushtetuta nga kriminelë si Edi Rama”, tha Berisha.

“Mazhoranca mund të përjashtojë deputetët por popullin nuk e përjashton dot. Do përdoren të gjitha format e qëndresës parlamentare, ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokrat”, shtoi më tej ai.

SHKARKO APP