PO-ja për negociatat, ish-ministrja tregon çfarë ndodh: Janë 15 kushte
Edhe pse Europa është bërë epiqendër e Covid-19, një lajm i mirë vjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pasi Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së, ka reaguar edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Sipas saj, vendet anëtare kanë ndjekur një strategji ndryshe për t’i bërë vendet tona më të përgjegjshme për detyrimet dhe plotësimin e plot 15 kushteve.
Postimi i plotë
Vendimi i sotëm i Këshillit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikonfirmon edhe një herë perspektivën europiane të vendeve tona.
Celja e negociatave në parim nuk do të thotë fillim i menjëhershëm i kapitujve. Vendet anëtare kanë ndjekur një strategji ndryshe për t’i bërë vendet tona më të përgjegjshme për detyrimet dhe plotësimin e plot 15 kushteve, para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila ende mbetet pezull dhe pa afat kohor.
Ky është një vendim për të inkurajuar qytetarët dhe për të vendosur në punë qeverinë dhe politikën. Ndonëse në kohë të vështira si ky i Covid-19, perspektiva jonë europiane mbetet gjithnjë një prioritet i patjetërsueshëm!