“PO na përgjojnë për vota” Qytetarët të shqetësuar: Në PS e dinë sa lekë ke, madje sa dashnore ke
Gjurmimi i zgjedhësve nëpërmjet sms dhe thirrjeve në celularët private të tyre, është tendenca që po përdoret nga stafet elektorale të partive politike për hartimin e një regjistri paraprak, i cili i siguron atyre projesionin për votën e 25 Prillit.
Me nisjen e fushatës elektorale mesazhet dhe telefonatat e përdorura për qëllime politike, janë të shumta. Qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë çështje. “Të gjithë na kanë marrë, na e kanë sjellë në majë të hundës” thotë një qytetar për Ora News.
“Vijnë sat ë duash, ca nga PS ca nga PD ca nga OJF” thonë të tjetër. Ngrenë dyshime se po u përdoren të dhënat personale që kanë dorëzuar në portalin e-Albania, gjatë pandemisë kur kishin nevoje për ndihmë.
“Po keqpërdorin të dhënat që kemi dhënë ne në e-albania” tregon një qytetar.
Kjo strategji sipas tyre nuk është e duhura. “Ata kot marrin se ne e kemi vendosur kë do të votojmë”. Ka dhe nga ata qe ndihen si në përgjim. “Dinë numrin. Ata dinë sa lekë ke, madje sa dashnore ke”.