Top Channel: Po pastrohen para me Bitcoin
Bitcoin, paraja virtuale ka nisur të përdoret edhe në Shqipëri. Të parët janë pjesëtarët e botës së krimit, por edhe politikanë, të cilët shfrytëzojnë fshehtësinë e monedhës për të transferuar dhe pastruar paratë e pista.
Gazetarja e Top Channel, Rudina Muca ka biseduar me një prodhues të parave virtuale i cili shpjegon se si këto para janë duke u përdorur.
Top Channel ka realizuar intervistë me një person që prodhon bitcoins, por kërkon të qëndrojë i fshehur ashtu si paratë e tij virtuale. Ai thotë se në Shqipëri bitcoini përdoret nga organizatat kriminale dhe politika.
GAZETARJA: Kur ke filluar të merresh me bitcoin?
DENONCUESI X: Bitcoin ka pothuajse 2 vjet që i prodhoj, majner (minierë) quhet. Në Shqipëri ka shumë hotspote që i prodhojnë bitcoins. Mënyra më e thjeshtë për prodhimin e bitcoinve janë pajisjet haitminer që prodhojnë therium ose kriptomonedhë tjetër që në fund konvertohet në bitcoin.
GAZETARJA: A është e ligjshme një gjë e tillë?
DENONCUESI X: Prodhimi i bitcoin nuk është i paligjshëm, sepse cdo mjet që prodhon bitcoin është i ligjshëm. Por mënyra se si aparaturat sillen këtu duke përdorur energjinë e papaguar e bën atë të paligjshëm.
GAZETARJA: Kush i prodhon këto bitcoin, pra kush janë porositësit?
DENONCUESI X: Hapin e parë e bëjnë organizatat kriminale. Organizatat kriminale bitcoinin e përdorin për pastrim parash, për konvertimin e parave të pista, për dërgesa të parave që fitohen në mënyrë kriminale jashtë vendit dhe i sjellin në Shqipëri.
GAZETARJA: Porositës të bitcoinit në Shqipëri a kemi njerëz që merren me politikë?
DENONCUESI X: Po. Ka persona me poste të larta që kanë krijuar hotspotet e tyre dhe prodhojnë bitcoin.
Po përse bitcoin porositet nga organizatat kriminale?
” Dy janë arsyet kryesore, ulja e kostos së transaksioneve dhe shmangia e kontrollit e sistemit bankar”, shprehet Agim Kukeli, ekspert ekonomie.
Të prodhosh bitcoin ka kosto të lartë, ndërsa fitimi është marramendës.
“Një bitcoin në këto momente që flas kushton 23 mijë euro. Çmimi i lartë justifikohet me faktin se oferta e bitcoinit është e kufizuar”, shton më tej Kukeli.
GAZETARJA: Sa është kostoja e prodhimit të një bitcoini?
DENONCUESI X: Prodhimi i një bitcoini sot kap koston e 32 mijë dollarëve. Pajisja që përdoret për prodhimin e bitcoinit kushton nga 300 dollarë deri në 3.500 dollarë, plus që energji elektrike kushton shumë diku tek 3000 mijë dollarë.
GAZETARJA: Dhe sa fiton?
DENONCUESI X: Sipas pajisjes fitohet nga 2.5 dollare në 25 dollarë në ditë.
GAZETARJA: A nuk të duket kjo si firmat paramidale, është e frikshme mënyra se si i rritet vlera kësaj monedhe virtuale?
DENONCUESI: Për dikë nuk ka infomacion nga teknologjia tingëllon si skemë mashtrimi. Bitcoini është si bursa botërore.
” Kriptomonedha është një monedhë elektronike që është tepër e sigurt, madje më e sigurtë se një llogari bankare”, shprehet Gent Progni.
Top Channel