”Po përgatitet tava”, Rama mohon zërat: Nuk kam paralajmëruar asnjë non-grata!
Në përgjigjet dje në seancën plenare në Kuvend, ku foli për 14 herët që përmendet në aktakuzën për çështjen McGonigal, kryeministri Edi Rama dha sinjale që nga SHBA do të vijë një tjetër shpallje “non-grata”.
Por sot kreu i qeverisë ka mohuar që të ketë thënë batutën ”po përgatitet tava” për një tjetër ”non-grata”. Rama shkruan në Twitter, se thjesht ka kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku.
”Nuk kam paralajmëruar asnjë non-grata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë non-gratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”,-shkruan Rama në Twitter.
Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon🤷🏻♂️
— Edi Rama (@ediramaal) March 3, 2023