Po shkelet Kushtetuta/Manjani: Pse duhet të mbajë maskë dikush që e ka fituar betejën?
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve që hartojnë plane dhe marrin vendime për menaxhimin e pandemisë së Covid-19 në vend. Manjani në shqetësimin e tij, ngre pyetjen se përse personat që nuk janë burim infeksioni kufizohen ende nga të drejtat e tyre.
Duke dhënë shembullin e një personi që e ka kaluar pandeminë, Manjani pyet ekspertët se përse duhet ende që të kufizojë lëvizjen e tij dhe të mbajë maskën anti-covid.
”Një person që nuk është më burim infektimi për të tjerët, përse duhet ti kufizohet liria? Pra për të qenë më konkret, dikush që e kaloi virusin, dmth as infekton më njeri e as infektohet nga dikush, përse duhet të detyrohet të mos lëvizë dhe të mbajë maskë?! Për komitetin ekzekutiv, e kam këtë pyetje”,-shkruan Manjani.
Postimi i plotë
Shihni pak paragrafin 2 pika “d”, ju lutem. Është neni 27 i Kushtetutës. Vendosja e maskës dhe ndalimi i lëvizjes janë pa dyshim kufizime të lirive të individit. Arsyeja është e kuptueshme në kushtet e pamdemisë.
Mirëpo Kushtetuta në këtë nen është specifike. I drejtohet personit jo popullatës. Maksimumi po themi i drejtohet personave që janë burim infeksioni, ose edhe personave që duke u infektuar bëhen burim infeksioni. Deri këtu jemi në rregull.
Tani çështja është kjo. Një person që nuk është më burim infektimi për të tjerët, përse duhet ti kufizohet liria?
Pra për të qenë më konkret, dikush që e kaloi virusin, dmth as infekton më njeri e as infektohet nga dikush, përse duhet të detyrohet të mos lëvizë dhe të mbajë maskë?! Për komitetin ekzekutiv, e kam këtë pyetje.