Po ti çfarë bëre për dëshmorët?

Nga: Anila Hoxha

Fuat Vjerdha, gjyqtari i Apelit që votoi kundër zbritjes së dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin u shkarkua.
Lindita Hoxha, gjithashtu kundër uljes së dënimit të përjetshëm u shkarkua. Prokurori Artan Bajrami përpara se të bënte rekursin në Gjykatën e Lartë për vendimin ndaj Dajtit, për çështje orësh u shkarkua dhe ai.

Tani ka fjalë juristësh që parashikojnë: Gjykata e Lartë me kleçkën se dosja duhej rekursuar nga prokurori i çështjes (Bajrami) dhe jo prokuror zëvendësues do vendosë rrëzimin e rekursit. Ne rast se kjo ndodh Dajtit i mbeten në fuqi 25 vjet, dhe me kohën e paraburgosjes llogaritet që vjeshtën e vitit 2021 të kthehet në shtëpi. Edhe pse mbase ndonjëri nga ju priste të kishte qenë në listën e rregjimit 41 bis!

Të tjerë që kishin nën shqyrtim Dajtin, dhe që u shkarkuan: Idriz Mulkurti, Ardit Mustafa, Eugen Beci, Gurali Brahimllari. Ndaj, veç të sotmes, si datë vrasjeje të dëshmorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Samir Duçkollari kujtoni edhe datat, kur ata u rivranë dhe kur do rivriten në vazhdim.

SHKARKO APP