Pogradeci mirëpret kryeministrin, njerëzit e thërrasin dhe e takojnë
“Rrugë të reja turistike mes lagjeve të Lasgushit ku prej vitit të ardhshëm do të ndjehet fort era e Rilindjes”, shkruan kreu i qeverisë Edi Rama dhe sjell disa foto nga takimet me banorët në qytetin liqenor.
Ndryshe nga qyteti tjetër liqenor, Shkodra ku banorët i kujtuan Ramës se do ndotë këpucët e lustruara në rrugët me gropa, pogradecarët e kanë pritur me krahët hapur.
Aq të lumtur ishin kur panë kryeministrin të ecte rrugës si një qytetar i thjeshtë sa shumica e kanë thirrur me zë dhe i janë hedhur në qafë.