Pojana: Batakçinjtë e Rilindjes organizojnë festa partiake, me qëllim manipulimin e të rinjve (VIDEO)

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana denoncon festat partiake të PS-së. Në një deklaratë nga selia e LSI-së, Pojana tha se këto festa në kohë pandemie, po bëhen për të manipuluar të rinjtë. Sipas tij, zyrtarë të PS kanë organizuar një festë në Librazhd duke shkelur çdo masë të vendosur nga vetë qeveria. ”Kjo bandë kriminale e cila në 8 vite qeverisje ka larguar mijëra të rinj nga vendi nuk mund dhe nuk do të lejohet të vazhdojë në misionin e saj për shpopullimin e Shqipërisë. Rinia shqiptare do të jetë lokomotiva e ndryshimit dhe nuk mund të manipulohet nga askush dhe asgjë. Vetëm një anketë e vitit 2020 zbuloi se 79% e të rinjve studentë në Shqipëri dëshirojnë të largohen nga vendi. Nga ana tjetër 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen. Këto janë pasojat e një qeverisje që në asnjë moment në mandatet e saj nuk mendoi për të rinjtë, nuk mendoi për arsimin, nuk mendoj për punësimin”,-tha Pojana.

Deklarata e plotë

Përshëndetje. Kur na ndajnë dhe 10 ditë nga referendumi mbarë popullor i 25 prillit, dita e ndryshimit te madh dhe fitores për çdo shqiptar anë e mban vendit, batakçinjtë e ‘Rilindjes’ organizojnë ‘festa partiake’ në mënyrë të paligjshme dhe të fshehtë me qëllim manipulimin e të rinjve. Ju ftoj të ndiqni disa pamje të dënueshme të Rilindjes, ku batakçinjtë me kollare organizojnë në periudhë pandemie festa me dhjetëra persona.

Do të dëgjojmë thirrje të turpshme që nga aktiviteti të mos dalë asnjë foto ose video, me pretekstin e masave te ndërmarra për pandeminë e që më pas të kenë mundësi siç shprehen, që të organizojnë mega-festën e radhës!
Ndjekim fillimisht një deklaratë propagandistike te Edi Ramës dhe më pas videon flagrante në Librazhd të publikuar nga një media online.

Pamjet që ndoqëm, rrëzojnë me përbuzje dhe neveri propagandën disa mujore të Rilindjes dhe krye batakçiut mavi, partia në pushtet shkel me të dyja këmbët protokollin e ruajtjes nga Covid-19. Të dashur qytetar shqiptar, Edi Rama dhe ‘Rilindja’ nuk shqetësohen për ju dhe shëndetin tuaj, çdo fjalë e thënë me ngashërim i ngjanë djallit që citon librat e shenjtë.

Kjo bandë kriminale e cila në 8 vite qeverisje ka larguar mijëra të rinj nga vendi nuk mund dhe nuk do të lejohet të vazhdojë në misionin e saj për shpopullimin e Shqipërisë. Rinia shqiptare do të jetë lokomotiva e ndryshimit dhe nuk mund të manipulohet nga askush dhe asgjë.

Vetëm një anketë e vitit 2020 zbuloi se 79% e të rinjve studentë në Shqipëri dëshirojnë të largohen nga vendi. Nga ana tjetër 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen. Këto janë pasojat e një qeverisje që në asnjë moment në mandatet e saj nuk mendoi për të rinjtë, nuk mendoi për arsimin, nuk mendoj për punësimin. Ndërkohë që kemi të bëjmë me këto shifra alarmante të largimit të të rinjve, shohim dhe përpjekjet e dëshpëruara për të blerë ata që nuk kanë pranuar të largohen dhe të cilët më 25 prill do ti japin goditjen përfundimtare bandës qeverisëse.

Ndaj të gjithë bashkë më 25 prill me fuqinë e votës do t’i tregojmë Edi Ramës dhe Rilindjes se Shqipëria është e shqiptarëve, se rinia do të jetë lokomotiva e ndryshimit duke i dhënë ndëshkimin e merituar keqqeverisjes. E mira do të triumfojë duke lënë pas të keqen që na mban peng për 8 vite. 25 Prilli po vjen. Ndryshimi nuk ndalet. Faleminderit.

SHKARKO APP