Pojana: Të rinjve i takon sot përgjegjësia dhe barra e rëndë për tu bërë lokomotiva e ndryshimit

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana teksa ka folur për 25 prillin, thotë se duhet të shikojmë nga e ardhmja. Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se “Me kurajo guximtarësh, duke shembur të keqen që na mban peng dhe duke ndërtuar Shqipërinë që të gjithë ëndërrojmë. Gjithsecili duhet të kërkojë tek vetja më të mirën, ta injektoj këtë te mirë në jetën e tij e padiskutim kjo mirësi do ti shërbejë familjes, shoqërisë dhe vendit”. Thirrja e tij është që të rinjve i takon sot përgjegjësia dhe barra e rëndë për tu bërë lokomotiva e ndryshimit. “Vetëm energjia e pashtershme rinore mund të nxjerrë në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që Zoti i dhuroi Shqipërisë tonë”.

Postimi i plotë

Ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Me besimin në Zot, duke u orientuar nga parimet më të larta njerëzore dhe duke u mbështetur tek vlerat më të mira kombëtare. Ne duhet të fitojmë kohën e humbur. Me punë të ndershme, duke ngritur themelet e së nesërmes mbi forcën e jashtëzakonshme të dijes dhe duke ridimensionuar shoqërinë tonë mbi dashurinë për familjen.

Ne duhet të luftojmë. Me kurajo guximtarësh, duke shembur të keqen që na mban peng dhe duke ndërtuar Shqipërinë që të gjithë ëndërrojmë. Gjithsecili duhet të kërkojë tek vetja më të mirën, ta injektoj këtë te mirë në jetën e tij e padiskutim kjo mirësi do ti shërbejë familjes, shoqërisë dhe vendit.

Të ikësh nga problemi nuk e zgjidh problemin. Prandaj thirrja më e fortë sot është që të mos e braktisim tokën për të cilën të parët tanë dhanë jetën, të mos e braktisim vendin tonë të lindjes, të mos e braktisim Shqipërinë.

Të rinjve i takon sot përgjegjësia dhe barra e rëndë për tu bërë lokomotiva e ndryshimit. Vetëm energjia e pashtershme rinore mund të nxjerrë në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që Zoti i dhuroi Shqipërisë tonë.

SHKARKO APP