Policët do marrin lekët e krimit, shefat në ”ethe”

Nga: Redjon Shtylla

Pasi mori në drejtim Policinë e Shtetit, kryepolici Gledis Nano dha dje edhe vendimin e parë. Uniformat blu do të paguhen për detyrimet e prapambetura financiare, për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve. Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë, por thesi më i madh do të jenë paratë e konfiskuara nga krimi. Ende nuk ka një shifër të saktë sesa miliona ka sekuestruar Policia, por supozohet se është në shifra të frikshme.

Gledis Nano e merr Policinë e Shtetit në një situatë aspak të mirë, pasi rendi dhe siguria është janë nivele zero. Bandat vrasin dhe autorët nuk kapen. Në Elbasan grupet kriminale bëjnë ligjin, dhe beteja e Nanos për të forcuar është e fortë dhe kërkon punë të pastër pa doreza politike.

100-ditëshi që Edi Rama i vendosi Policisë skadoi, dhenë vend janë 13 krime mafioze të pazbardhura. Artan Rexhepi, ekspert kriminalist thotë se largimi Ardi Veliut ishte edhe prova kryesore e mungesës së rezultateve kërkuar nga Rama.

Për drejtorin e Institutit “Medius”, Redi Shehu, Policia nuk ka metodologji dhe duhet të krijojë një qasje të re, pasi vijon me të njëjtat mekanizma prej më shumë se 30 vitesh. Ai përmend postblloqet që herë pas herë ndalojnë njerëz pa pasur asnjë arsye duke ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj tyre duke ushtruar edhe terror.

Një tjetër problem është se nga 1870 efektivë policie të punësuar 3 vitet fundit; 630 prej tyre nuk i kanë të dhënat e bazë identifikuese, përveç dokomentave shkollore e Gjendjes Civile.

Zgjedhjet, skandalet, raportet që ulërasin për rënie të rendit dhe siguri zero, ndërvite i kanë kthyer drejtorët e Policisë së Shtetit, në ”koka turku” të qeverisë, e cila bën këtë lojë me kryepolicat për të shpëtuar veten. Në përfundim të analizës që Gledis Nano do të bëjë, priten ndryshime në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë dhe shefat që kanë përgjegjësi për situatën e rendit janë nën ”ethe”.

SHKARKO APP