Policët humbasin toruan, shtyjnë edhe gazetaren e një televizioni

Ende pa u grumbulluar mirë qytetarët, policia ka ushtruar dhunë dhe ka futur në makina disa aktivistë që kishin dalë për të protestuar në sheshin Skënderbej.

Në mënyrë të papranueshme një punonjës i policisë ka shtyrë dhe gazetaren e “Fax News”, Mirilda Tili, e cila ka thënë se po bën detyrën e saj.

“Jam duke bërë detyrën time”-iu tha gazetarja, punonjësve të policisë, të cilët në mënyrë të papranueshme kanë prekur me forcë gazetaren, e cila kishte logon e medias të varur në qafë për tu identifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?