Polici i Erion Veliajt me numër 196 ose polici politik i Bashkisë!

Nga Nikoll Lesi-

Nuk do të doja ta bëja publik një fletë gjobe të para pak minutave nga një polic bashkiak me numër 196 (sipas procesverbalit nr.4982968) sikur të mos krijonte një pështjellim kur shikon e provon se ç’lloj policie kemi në detyrë, si në Bashki apo edhe në policinë e Shtetit.

Ndodhia e ngjarjes është krejt si më poshtë, aq me tepër se te hyrja e pallatit ku banoj në rrugën “Bilal Xhaferri” (afër gjimnazit Petro Nini) ka edhe kamera regjistrimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo lashë makinën time për të lenë diçka në shtëpi, mundet diku te 7 apo 10 minuta. Me frexha ndezur. Rrugica është mbushur me makina që kanë parkuar në shumicë që nuk kanë kartë rezidenti, siç aplikon bashkia, por  të ardhur që bllokojnë parkimin e banorëve të zonës. Aty dhe ata nuk gjobiti polici bashkiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Polici me numër 196, që më iku me vrap si cub, sapo doja ta sqaroja por edhe ti kërkoja llogari që pse nuk gjobiti makinat e tjera pa kartë rezidenti apo që ishin në bllokim rruge, sa duhet me milimetra të kalosh.

Ndërkohë vendosi gjobën në makinën time me vrap sapo mori përgjigjen nga qendra se është makina e Nikoll Lesit!

Polici iku me një hap të shpejtë, i lehtësuar se gjobiti një gazetar që kritikon Lali Erin !

Se KOHA JONE kritikon prej kohësh kryebashkiakun Erion Veliajt e ndaj polici militant duhej të gjobiste “armiqtë” e kryetarit!

Natyrisht do të ishte naive të mendonim se e mori Erion Veliaj policin me numër 196 që shko e gjobite!

Por është fryma militante në policinë bashkiake, pasi kemi parë skena makabre me të moshuar se si policët ua hedhin koshin me perime apo që vringëllijnë sirenat afër atyre që kritikojnë kryebashkiakun.

Ky është problemi e jo një gjobë 10 mijë lekshe.

Militantizmi politik dhe mungesa e zbatimit te ligjit në mënyrë të barabartë, nga policia, mbetet problemi.

Nëse duheshin gjobitur makinat në zbatim të rregullores së bashkisë apo ligjit, aty kishte plot makina që janë me orë që kanë parkuar apo bllokuar gjithçka. Dhe janë prapë aty në shkelje të ligjit.

Erion Veliaj sapo të lexojë këtë minishkrim duhet ta thërrrasë policin numër 196 dhe ta shpërblejë! E mira mbetet, ti çojë shoqeruesin e tij personal që ta marrë në makinë e direkt te zyra e kryebashkiakut tironas.

E bëra si problem këtë veprim të policit të shtetit, pasi mirë unë që kam media apo mundësi për të folur, por qindra e qindra banorë të tjerë që marrin gjoba padrejtësisht dhe në mënyrë selektitve, si ja bëjnë?!

Edhe njëherë herë, nuk dua të keqkuptohem nga lexuesi: Nuk kam hallin e gjobës por mënyra, brutaliteti dhe selektiviteti me të cilin punon punonjësi i shtetit për të cilin paguajmë taksa, sejcili prej nesh.

E kjo si ngjarje ndodh jo vetëm në Tiranë. Kudo nëpër Shqipëri ka këtë mënyrë pune, e cila duhet ndëshkuar si shoqeri. Shikojmë se kur parkon mu në trotuar djali i iks deputeti të fortë apo të pushtetit, asnjë polic nuk i ofrohet e jo më ta gjobisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?