Policia arreston anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë ndaluar gjatë mbrëmjes nga Policia e Tiranës, për tu shoqëruar më pas në komisariatin nr. 1.
Ata janë ndaluar ndërsa po protestonin duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën. Mësohet se të ndaluarit janë Ergys Mërtiri, Donad Martini, Titi Serjani, Gentian Hasani. Avokati Adriatik Lapaj deklaron se në komisariat nuk është lejuar të vizitojë të ndaluarit si avokat.
VIDEO e publikuar në Facebook nga aktori dhe anëtari i Aleancëc për Mbrojtjen e Teatrit, Neritan Liçaj