Policia arreston autorë të zjarreve në vend, reagon Taulant Balla: Krim i rëndë, dënohet deri në 15 vjet
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sërish për fenomenin e zjarrvënies, pasi Policia e Shtetit arrestoi në flagrancë autorët e dyshuar të zjarreve të djeshëm në Kavajë e Rrogozhinë.
“Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë autorët e zjarrvënieve dje në Kavajë dhe Rrogozhinë. Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme është një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim. Policia dhe strukturat e tjera vartëse të saj, do të kenë tolerancë zero në këtë drejtim. Gjithashtu i bëjmë një apel të gjithë qytetarëve, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para”, shkruan Balla në reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

