Policia arreston edhe Tom Doshin. Ja statusi i pak minutave më parë që hodhi në Facebook
Pas arrestimit të deputetit Mark Frroku nga Policia e Shtetit në kryeqytet, është arrestuar edhe deputeti tjeter, Tom Doshi. Ndërkohë pak minuta më parë, ndërsa forcat e policisë po hynin në shtëpinë e z. Doshi, ky i fundit ka postuar një status në Facebook, duke sqaruar ndjekësit e tij, se bëhet fjalë për një arrestim politik, pasi sipas tij gjithçka ka rrëfyer në publik, por edhe mbrëmjen e djeshme në seancën dëgjimore në Këshillin e Mandateve ka qenë e vërtetë.
“Jam i bindur qe pas seances degjimore te bere dje ne Keshillin e Mandateve te Kuvendit, nuk ka mbetur askush qe nuk e kupton pozicionin tim perballe se vertetes. Kam thene te verteten per porosine e vrasjes ndaj meje nga Kryetari I Kuvendit. Nuk me vrane dot, dhe tani po perpiqen te me burgosin politikisht.
Jam ne shtepine time duke pritur perballjen me Prokurorine ne Gjykate. Kam qene gjithe kohen ne dispozicion te hetimit, dhe do jem gjithmone ne dispozicion te hetimit. Nuk do largohem kurre nga Shqiperia deri sa te zbardhet cdo prove e historis se vrasjes. Do te jem ketu ne dispozicion te drejtesise dhe perball popullit per ta cuar kete beteje deri ne fund.
Asnje veprim i Prokurorise nuk me habit. Nuk u habita kur dje perfaqesuesit e Prokurorise deklaruan ne Keshillin e Mandateve se nuk ka akuze ndaj meje, se nuk jane bere hetime ndaj meje, por se ka vetem nje rregjistrim te ceshtjes ne regjistrat e Prokurorise se Pergjithshme.
Provat qe nuk u pranuan te administrohen, shpejt do ballafaqohen ne Gjykate dhe e verteta do te dale.
Ju faleminderit per mbeshtetjen dhe mesazhet qe me dergoni.
TOM DOSHI