Policia Bashkiake merr masa për sigurinë e nxënësve, Veliaj: Jemi pranë jush për t’u kujdesur çdo ditë

Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës ka marrë masat për të rritur sigurinë e nxënësve.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar foto ku shihen punonjës të Policisë Bashkiake që janë përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar të vegjlit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

“Kolopuçaaa gati për në shkollë? Ju na bëni krenar me 10-ta dhe ne, së bashku me Policinë Bashkiake, jemi pranë jush për t’u kujdesur çdo ditë”, shkruan Veliaj.

Gjithashtu, pranë shkollave të kryeqytetit është vendosur sinjalistikë e re dhe janë kryer vijëzimet e reja për të rritur sigurinë për nxënësit.

SHKARKO APP