Policia e arreston si vrasës i vellëzërve Haxhia, ndërkohë avokati shton se “u shkoi në varrim”!

Gjykata e Durrësit ka vendosur që të pranojë kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg pa afat dy autorët e vrasjeve në Durrës, Altin Ndoci dhe 22-vjeçarin me inicialet K.A. nga Durrësi, që ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim të Besmir e Viktor Haxhisë dhe Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë zbardhën dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën Durrësin në harkun e 2 muajve, nga e njëjta dorë, në të njëjtin vend, për të njëjtin motiv, droga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer krimin, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ai ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat.

Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka”, tha Visha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?