Policia e Shtetit do të njihet sot me Drejtorin e Përgjithshëm

Këtë të hënë, pritet që Policia e Shtetit do të njihet me drejtorin e ri. Gara për postin e drejtorit të ri ka përfunduar pesë ditë më parë, por emri ende nuk është publik.

Katër emra të mundshëm, teksa njëri prej tyre do të jetë në krye të uniformave blu, janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të paraqitet në Kryeministri, ku zgjedhja e institucionit që ai drejton dhe që ka përcaktuar fituesin, do të marrë edhe firmën e kreut të qeverisë, Edi Rama.

SHKARKO APP