Policia e Shtetit për vrasjen e të riut: Garantojmë qytetarët se mbetemi të përkushtuar për rritjen e sigurisë publike

Një reagim për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ardhur sot nga Policia e Shtetit, e vendosur përballë akuzave dhe kritikave të ashpra pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në kryeqytet.

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllime familjarëve e miqve të të riut dhe thotë se po analizon në mënyrë intensive gjithë ngjarjet. Më tej Policia garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar për rritjen e sigurisë publike.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.
Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?