“Policia e Shukriut! Me kë tallen për drogën?!”
Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar aksionet e fundit të Policisë së Shtetit në luftën kundër narkotikëve. Ai shprehet se si ka mundësi që policia sekuestron drogën në plantacionet e hapura dhe nuk ka asnjë djeni për autorët që kanë muaj që punojnë aty.
Më poshtë komenti i plotë i Strazmirit në Facebook:
“Sipas komunikatës së “shukrinjve” (që së fundmi edhe po na përgjokan), sot janë asgjësuar 20.000 rrënjë kanabis në Kardhiq, dhe 15.000 rrënjë të tjera në malësinë e Vlorës… “Po punohet për të identifikuar kultivuesit”…
Që të mbjellësh 35.000 rrënjë në mal, duhet të hapësh 35.000 gropa me lopatë (në mal), në një sipërfaqe rreth 10 dynym, ç’ka është një punë që nuk e bën dot fshehtas dhe vetëm…e as vetë i dytë e i tretë… Edhe kooperativa e shokut Enver, mobilizonte një divizion me njerëz për ta bërë një volum të tillë pune, njësoj si “kultivuesit” sot…
Por policia e “shukriut” nuk e ka vënë re divizionin e kultivuesve dhe nuk ka ende “identitete”… ka qenë e zënë duke përgjuar cilindo që ka një pozicion institucional a një peshë a influencë sado të vogël në këtë “gjasme shtet””,- shprehet Straizimiri.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1103211576403270&set=a.107351905989247.4032.100001433151624&type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

