Policia i mbylli biznesin Agron Shehajt, reagon PD: Edi Rama nuk e bllokoi Salillarin e tij që ndërtoi pallat pa leje

PD ka reaguar për mbylljen e biznesit të deputetit të PD Agron Shehaj nga policia, duke akuzuar kryeministrin Rama për hakmarrje politike.

I kapur për vjedhje të rënda bregdeti deri te inceneratorët me miqtë e tij, Rama është verbuar jo vetëm nga makutëria por dhe hakmarrja e verbër politike.

Salillarin e tij me pallat pa leje Edi Rama as nuk e burgosi as e bllokoi biznesin por i dha 8 milionë euro para publike vetëm muajin e fundit.

PD dënon me forcën më të madhe aktin e hakmarrjes primitive të Ramës ndaj deputetit Agron Shehaj. Bllokimi i biznesit pa vendim gjykatë është një vepër penale. Duhen ndëshkime për shkelësit e ligjit dhe kompensim të drejtë për të dëmtuarit, këtë kërkon shteti ligjor”, tha në një dalje për mediat zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

SHKARKO APP