Policia identifikon dy autorë të dyshuar të vrasjes së biznemenit në Laç. Ja pista që po hetohet

Më shumë se një orë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip (Pilot) Rroli, policia ka dy emra të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Bëhet e ditur se uniformat blu kanë identifikuar si autorë të ngjarjes, shtetasin me iniciale S.L. dhe djalin e tij.

Sipas burimeve nga policia, këta persona kanë pasur konflikte me biznesmenin. Rakip (Pilot) Rroli u vra me breshëri automatiku mëngjesin e kësaj të premte pak larg shtëpisë së tij në Kurbin.

 

SHKARKO APP