Policia mësyn me armë dhe maska në ambientet e “Ora News” dhe “RTV Ora”

Forcat e Policisë së Shtetit kanë mësyrë ditën e sotme në ambientet e televizionit “Ora News” dhe “RTV Ora”. Aksioni i policisë, të cilët janë me maska dhe të armatosur me automatik, vjen pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të pronarit Yldon Media Grup, Ylli Ndroqi.

Më herët, avokatët deklaruan se vendimin e SPAK do t’a apelojnë, ndërsa e cilësuan sekuestrimin e medias si një akt politikë.

Ajo që nuk kuptohet është prezenca e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të armatosur rëndë, kur bëhet fjalë për një ambient mediatik ku ka vetëm gazetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://arkiva.kohajone.com/sekuestrimi-i-pasurise-nga-spak-avokatet-e-ylli-ndroqit-ky-eshte-sulm-politik/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?