Policia ndaloi protestën, Flamur Noka: Do të bëhet, do apo nuk do regjimi
Policia e Shtetit nuk e lejon zhvillimin e protestës së thirrur nga Sali Berisha, më 6 dhjetor para Kryeministrisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka thënë për ”Klan News”, se protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90 dhe se askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar.
”Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90. Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Nuk i marrim leje askujt në Shqipëri për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë se protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi”.- deklaroi deputeti i PD.