Policia nuk e gjen, Adriatik Llalla do shpallet në kërkim ndërkombëtar

Ish-kryeprokurori Adriatik Lalla do të shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk gjendet në Shqipëri. Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku e informon se Llalla nuk është gjendur.

Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

SHKARKO APP