Policia plan masash për protestën e opozitës: 30 minuta para nisjes do të…
Opozita ka paralajmëruar se nesër do të bllokojë nyjet kryesore të vendit nesër në orën 17:00.
Policia ka marrë një plan masash lidhur me këtë protestë të opozitës.
30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan
Pothuajse e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.