Policia postbllok në Kapshticë, emigrantët: S’na lënë as për të shkuar në banjo

Pas situatës tragjike në Kakavijë, emigrantët shqiptarë janë bllokuar edhe në doganën e Kapshticës në Korcë. Qindra qytetarë shqiptarë janë të bllokuar dhe mësohet se Policia e Korçës ka ngitur një postbllok në afërsi të kësaj pike doganore dhe nuk i lejon qytetarët që të shkojnë drejt saj. Mbi 50 qytetarë kanë mbetur të bllokuar në këtë postbllok. Ata kërkojnë që qeveria të reagojë për këtë situatë.

“Jemi shumë keq këtu. Nuk ka as banjë. Kemi gra e fëmijë nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale. Të na lejojnë të shkojmë pranë doganës të presim atje dhe kështu mbajmë edhe radhën. Është turp po futemi ferrave për të kryer nevojat tona personale. Shteti të reagojë po na bllokojnë kot këtu}}, tha një prej emigrantëve shqiptarë për News 24.

Që prej mëngjesi të sotëm në këtë pikë kufitare kanë mbetur të bllokuar me qindra qytetarë. Pala greke ka pezulluar punën, pasi është plotësuar kuota prej 300 qytetarësh. Emigrantë që presin në radhë shprehen se kanë bërë tamponin dhe kanë marrë konfirmim nga aplikimi online për kalim të kufirit. Ndërkohë, Drejtoria e Migracionit u ka bërë thirrje udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt pikës doganore të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota për ditën e sotme. Pritet që puna të rinisë sërish nesër në orën 06:00 të mëngjesit.

SHKARKO APP