Policia reagon për vdekjen e Gert Bogdanit: U gjet pa ndjenja në hotel

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital për shkaqe natyrale.

Policia njofton se rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja Gert Bogdani i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.“- njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?