Policia rrugore gjoba me shumicë, duhet mbushur buxheti i shtetit

Policia Rrugore e Tiranës, në funksion të planit të veprimit për ndëshkimin e parkimeve të gabuara, përgjatë 12 orëve, monitorim të dedikuar në Rrugën e Kavajës.

Janë ndëshkuar 135 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, siç thotë policia, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

“Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti”,- sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por urdhëri është se “jemi keq me lekë në buxhet”, ndaj turruni për gjoba.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?