Policia shpërndan me dhunë protestuesit për Palestinën në Tiranë

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në Tiranë në mbështetje të popullit të Palestinës. Protesta është zhvilluar fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas në rrugën e “Kavajës”.

Polici u ka kërkuar protestuesve të largohen, për shkak të shkeljes së rregullave të pandemisë. Pas refuzimit të tyre, forcat e rendit kanë shoqëruar një pjesë të organizatorëve të protestës duke përdorur dhe dhunën.

Pamjet më poshtë tregojnë shoqërimin në polici të disa prej drejtuesve të protestës.

SHKARKO APP