Policia shpëton dy turistë francezë, Taulant Balla: Si në shtëpinë dhe në besën e shqiptarit!
Dy turistë francezë të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit, janë shpëtuar pas tetë orësh kërkim.
Turistët mbetën të bllokuar gjatë mbrëmjes së djeshme në një zonë tejet të vështirë malore, dhe njëri prej tyre pati komplikime shëndetësore.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili një një postim shkruan:
Njësia e Policisë Alpine, mbrëmjen e djeshme i ka ardhur në ndihmë 2 turistëve francezë, të cilët ishin bllokuar në një zonë të vështirë malore. Pas 8 orësh kërkimi turistët janë lokalizuar rreth mesnatës dhe me ndihmën edhe të banorëve të zonës janë transportuar në spitalin e Shkodrës.
Skuadra e Policisë Alpine fton çdo qytetar apo turist që gjendet në nevojë të apelojë për ndihmë dhe ndihma jonë do të jetë e menjëhershme.
KOHA JONË SONDAZH

