Policia zbarkon në zyrat e Syri.net
Policia e Hetimit Tatimor ka zbarkuar sot në zyrat e redaksisë së “Syri.net”. Gazetarët e kësaj media njoftojnë se bëhet fjalë për një sulm politik të urdhëruar nga kryeministrit Edi Rama, për shkak të linjës editoriale të kësaj media.
Dy javë më parë gazetarët e kësaj media u shoqëruan në polici dhe u burgosën.
Drejtori i informacionit në Syri TV, Bledian Koka ka treguar se çfarë ka ndodhur gjatë kontrollit nga ana e policisë. Sipas tij, pavarësisht sulmeve, Syri.net dhe Syri TV do të vijojë të jetë përkrah qytetarëve dhe një dhimbje koke për qeverinë dhe kreun e saj. Më tej, drejtori i SYRI TV lëshoi edhe një mesazh për kolegët e tij. “Subjekti është i regjistruar me numrin seria përkatës. Atë që kërkuan, listën e punonjësve, e kërkuan, e gjetën, siç e kërkuan. Edi Rama pasi ta shohë këtë do të kërkojë një kontroll tjetër për kërkuar mbylljen e gojës Syri.net. Kjo është një dhimbje koke për zotin Rama. Ajo që na mbetet, është një shije e hidhur. Ne e dinim se ky nuk do të ishte një punë pa pengesa. I bëj një mesazh mediave simotra që u solidarizuan me ne duke mos thënë asgjë. Ne do të bëjmë të kundërtën. I garantoj të gjithë kolegët, ndryshe nga ju unë do të jem pranë jush. Nuk do të ketë medalje për punën tonë, na mjafton përkrahja e qytetarëve si për Syri.net apo Sy ri TV. Ne do të jemi gjithmonë përkrah qytetarëve, dhe jo përkrah qeverisë”, u shpreh Bledian Koka.
Sipas Kokës, çdo është e orkestruar politikisht.