Politika e Jashtme e Ramës? Topi: S’mund të jetë vetëm për një vizitë në Elysee

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka komentuar politikën e jashtme të qeverisë ”Rama 2”. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Topi tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të shkojë në Francë thjesht për një vizitë në pallatin Elysee por politika e jashtme duhet të jetë produktive.

”Unë e konsideroj të papranueshme që politika e Jashtme e Shqipërisë, ose politika e kryeministrit nuk duhet të jetë thjesht për të konsumuar një vizitë ne Elysee për të demonstruar që unë po priten nga Presidenti francez. Në mënyrë absolute politika e jashtme duhet një politike e mençur, efikase dhe të japë një produkt. Në rast se rrethohet me imazhe iluzive, që unë e kam mik presidentin francez dhe në fund fare vjen një rezultat që nuk prodhon asgjë, prodhon një zhgënjim”.

Është e papranueshme tha Topi, që Shqipërinë minimalisht të mos e vizitojë ministri i Jashtëm i Francës. ”Është detyrë e kryeministrin që në takimet frekuente që ka me presidentin e Francës ti thotë që në politikën e jashtme nuk ka rëndësi nëse je vendi i madh apo i vogël. Janë dy vende që janë në Evropë, janë në NATO dhe është e papranueshme që të mos kërkohet nga kryeministri i Shqipërisë që Shqipërinë minimalisht duhet ta vizitojë ministri i Jashtëm i Francës. Kjo ka krijuar një paralajmërimi në kohë për ata që e njohin politikën”.

SHKARKO APP